Humb jetën 18-vjeçari nga Kosova në Shëngjin, gjendet p*shenja jete në ujë

Te Fundit

Në vijën bregdetare të Kunes në Shëngjin,

një djalosh 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Trupi i tij është nxjerrë nga uji pa shenja jete.

Autoritetet janë ende duke punuar për të qartësuar dinamikën e ngjarjes,

duke shqyrtuar mundësinë nëse fatkeqësia ka ardhur si pasojë e mbytjes apo për shkak të një arresti kardiak gjatë kohës që ai ndodhej në det.

Për të kuptuar shkakun e vërtetë të këtij vdekjeje,

trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku mjekët ligjorë do të realizojnë ekzaminimet e nevojshme.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lajmet e fundit