Vr*sja në Dukagjin/ Babë e bir u qëIIuan me mbi 50 pIumba, dyshime se shkak është bërë…

Te Fundit

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën gjatë mbrëmjes së kaluar la pas dy viktima, 82-vjeçarin Prelë Gjoni dhe të birin e tij, 57-vjeçarin Lekë Gjoni, të cilët humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Lazër Bashi mbeti i plagosur.

Hetimet paraprake sugjerojnë se objektiv i sulmit ishin pikërisht babë e bir, ndërsa Bashi ka pësuar lëndime pasi ndodhej rastësisht në automjetin e tyre. Mjeti tip fuoristradë u godit nga një breshëri plumbash,

aq sa në vendin e ngjarjes ekspertët gjetën më shumë se 50 gëzhoja. Autoritetet policore vlerësojnë se autorët mund të jenë së paku dy persona, të cilët kanë përdorur një automatik kallashnikov dhe një armë tjetër të llojit MP5.

Viktimat ishin duke udhëtuar nga banesa e tyre e vjetër në zonën e Dukagjinit me drejtim qytetin e Shkodrës. Në momentin kur kanë kaluar rrugën e fshatit Xhan, persona të panjohur kanë hapur zjarr mbi automjet, duke rezultuar fatale për dy burrat dhe duke lënë të lënduar pasagjerin e tretë.

Lazër Bashi, i cili fatmirësisht mbijetoi pavarësisht se ishte ulur në pjesën e prapme të mjetit, mori ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës dhe më pas u transferua në Tiranë për trajtim më të specializuar, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, grupi hetimor po përqendrohet tek një divorc i kohëve të fundit i Lekë Gjonit, konflikt i cili po vlerësohet si një pistë e mundshme për ngjarjen.

Gjithsesi, procesi hetimor mbetet i hapur për të sqaruar plotësisht motivet dhe për të identifikuar autorët e këtij atentati.

Lajmet e fundit