Zj*rri përpinë banesën, humbin jetën 3 fëmijë! Dy persona të tjerë në gjendje kritike

Te Fundit

Një dramë e pamasë ka prekur një familje shqiptare në SHBA, ku pas një zjarri shkatërrues në banesën e tyre dykatëshe në Jacksonville, Florida, tre fëmijë kanë ndërruar jetë. Përveç viktimave, dy të rritur dhe dy fëmijë të tjerë ndodhen aktualisht në spital, ku mjekët po luftojnë për t’i mbajtur në jetë pasi gjendja e tyre paraqitet kritike. Incidenti ka shkaktuar tronditje të thellë për komunitetin.

Flakët nisën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 05:15. Percy Golden, zyrtar i lartë i Departamentit të Zjarrfikësve në Jacksonville, raportoi se ndërhyrja e forcave të shpëtimit ishte e menjëhershme, duke gjetur një skenë të rëndë ku kati i parë ishte pushtuar nga zjarri, ndërsa kati i sipërm ishte mbushur me tym të dendur.

Përpjekjet për t’i shpëtuar jetët e banorëve nisën që përpara mbërritjes së forcave zjarrfikëse, kur dy të rritur dhe dy fëmijë arritën të dilnin nga ndërtesa. Fqinjët përshkruan momente tejet dramatike, ku disa banorë të zonës u bënë heronj duke pritur në krahë një foshnjë dhe një të rritur, të cilët u detyruan të hidheshin nga dritarja e katit të dytë për t’i shpëtuar flakëve.

Fatkeqësisht, kur skuadrat e shpëtimit hynë brenda për kontroll, gjetën tre fëmijët e tjerë të cilët kishin humbur jetën. Të afërmit e familjes shqiptare kanë bërë të ditur për mediat lokale se viktimat janë të gjithë djem, ndonëse autoritetet ende nuk kanë publikuar të dhëna mbi moshën e tyre të saktë.

Pasi zjarri u shua rreth orës 05:40, banesa rezultoi plotësisht e shkatërruar, ndërsa flakët dëmtuan gjithashtu edhe dy shtëpi ngjitur. Aktualisht, 13 persona, mes të cilëve 7 të rritur dhe 6 fëmijë, janë lënë pa kulm mbi kokë dhe po marrin mbështetje nga Kryqi i Kuq Amerikan.

Lajmet e fundit