Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blerim Muharremi ishin për pesë vite të martuar.
Ata nga kjo martesë që kishin, kanë një vajzë të cilën çifti i dikurshëm e emruan Tara.
Por, prindërit e kësaj të fundit shumë shpejt i dhanë fund martesës së tyre.
Ata tashmë kanë tjerë partnerë në krahë dhe kanë jetë shumë aktive në fushën e artit.
Por, diçka mbeti pa u thënë!
Kush ishte zanafilla e prishjes së raporteve Blero-Teuta?
Kush i çoi dyshen drejt shkurorëzimit?
E për të gjitha këto duket se tashmë ka një përgjigje!
Para disa kohësh Teuta ishte në një emision ku tërthorazi e përmendi skenën e “famshme” tek një film ku asaj i duhej të luante pa rroba.
E duket se kjo skenë ishte “kulmi” i prishjes së çiftit.
Thuhet se Blero disa herë i kishte thënë Teutës që të mos e pranonte këtë skenë filmike, por ajo prapë e kishte “sfiduar” vetën dhe kishte pranuar ta luante.
Tanimë dyshja në fjalë nuk frekuentohen mes vete, madje thuhet se ata as miqësia më nuk i lidh, përveç Tarës, vajzës së tyre të përbashkët.