Luiz Ejlli sot ka postuar një video ku tregon se nuk është mirë dhe për këtë i është dashur të kalojë disa orë në spital, për të marrë serumin, ndërsa ka shpjeguar për fansat se kjo ka qenë arsyeja që nuk ka qenë aktiv kohët e fundit. .
Menjëherë fansat e tij kanë “vërshuar” në mesazhe dhe komente duke i uruar shërim të shpejtë Luizit dhe mbi të gjitha një prej fansave të tij më të veçantë –
Santi i vogël i cili i ka dërguar një mesazh audio duke e pyetur se si ndihet, mesazh që Luizi e ka postuar në Instastory.
Mesazhi i fëmijës: “Mami më tha që ishe sëmurë, tani je jashtë spitalit, a je mirë?” Çfarë nuk shkon, çfarë dhemb? Te dua shume! Ju uroj shërim sa më shpejt”