Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë ndër çiftet më të dashura shqiptare.
Këngëtarët kanë fituar zemrat e publikut me thjeshtësinë që i karakterizon dhe gjithmonë flasin hapur për marrëdhënien e tyre, duke treguar se janë shumë të dashuruar.
Së fundmi, të ftuar në rubrikën “AfterParty”, çifti kanë nxjerrë sekretet e marrëdhënies së tyre në disa pyetje që Naim Abazi i drejtoi bashkëshortes së tij.
Mihrje Braha zbuloi se ka qenë më shumë xheloze në fillimin e marrëdhënies së tyre sesa tani.
Ajo gjithashtu u shpreh se i pëlqen më shumë që bashkëshorti ti bëjë surpriza në shtrat sesa në punë.
Ndërsa pyetjes nëse Naimi ka qenë më i mirë në seks para apo pas martese, refuzoi ti përgjigjej.
Pjesë nga intervista:
Naim Abazi: Mihrije mua në moshë të re apo tani?
Mihrije Braha: Tani.
Naim Abazi: Je më shumë xheloze tani apo në fillimet e marrëdhënies?
Mihrije Braha: Në fillimet tona.
Naim Abazi: Do diamante apo buqeta me lule çdo javë nga unë
Mihrije Braha: Buqeta me lule do ishte mirë dhe të mos harrosh ditën kur bëhet java (qesh).
Naim Abazi: Faleminderit për diamantet.
Mua si këngëtar apo biznesmen?
Mihrije Braha: Si këngëtar, ashtu të kam dashur përmes zërit.
Naim Abazi: Se.ksi më i mirë para apo pas martese?
Mihrije Braha: Pip…
Naim Abazi: Surpriza në punë apo në shtrat?
Mihrije Braha: Kjo e dyta (qesh)
Naim Abazi: Këtë e ka treguar këtu, as unë nuk e dija./Kosovarja