Roberti ka thënë se dëshiron ta dinë të gjithë se i ka raportet e mira me Norën.
Këngëtari i njohur Robert Berisha po vazhdon të jetë personazh shumë aktiv dhe i pëlqyer nga publiku.
Ai së fundmi ka qenë i ftuar në “Wake Up” përmes një lidhje ‘skype’ ku ka folur më shumë për emisionin e tij të ri dhe të ftuarit që do të ketë.
I njëjti ka premtuar se në emision do jetë e ftuar edhe ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.
“Nora është fjalëpak.
Është e vështirë ta bësh të flasë dhe të qeshë sepse ajo nuk i ka qejf intervistat”, u shpreh artisti i njohur.
“Të gjithë sy hapur do presin se çfarë interviste do të bëjmë ne të dy, une mendoj ta lë një muhabet të lirë dhe të shohin që raportet tona janë aq të mira”, shton më tej Roberti.
Nora dhe Roberti ndërkohë u ndanë gjatë vitit të kaluar dhe tani ruajnë raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin.
Të njëjtit po ashtu janë prindër edhe të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./Kosovarja