Duket se Roberti dhe Jess janë “përplasur” virtualisht.
Pasi Roberti ka folur dhe njëherë për lidhjen me Jessican, kjo e fundit ka reaguar. Këngëtari ka bërë me dije se mes tij dhe modeles sot ka një miqësi të mirë.
“Ka mbetur vetëm një shoqëri shumë e mire mes nesh, kështuqë nuk e di se çfarë ka dashur ajo të thotë, mua më kanë nxjerrë shumë herë nëpër intervista ku mkanë provoku por ska pasur asgjë serioze.
Ska asgjë mes nesh dhe shpresoj që asaj mos ti bëhet problem se është gocë e re dhe nuk e mendon ajo atë pune, por Robi Plaket Kur Don Vetë, por me goca të reja nuk bën.”- është shprehur Roberti.
Mbrëmjen e djeshme, edhe modelja ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instatsory për këtë temë, e cila paralajmëron se do të flasë shumë shpejt rreth kësaj teme dhe se nuk dëshiron të prishë reputacionin e askujt, shkruan gazetashqiptare.
Gjithashtu ajo ka shkruar se ka prova të mjaftueshme për të shkatërruar jetën e këtij personi dhe se ai mund ta mohojë sa të dojë këtë lidhje, por vetëm ajo e di se ku qëndron e vërteta.