Kërkimi për ‘shpërthimet e shpeshta’ e të shkurtra të dritës, që krijojnë pulse të rrepta dhe valë radioje, është duke u nxehur çdo ditë e më shumë.
Ndonëse ende askush nuk e di me siguri të plotë se çka i shkakton këto sinjale, shumë njohës të këtyre çështjeve po spekulojnë se ato mund të jenë sinjale të dërguara nga një civilizim jashtëtokësor.
Tani një ekip ndërkombëtar i astronomëve e kanë detektuar sinjalin më të ndritshëm deri më tani dhe thonë se janë thellësisht të bindur që do ta gjejnë burimin e këtij sinjali.
Teoritë e deritashme sugjeronin se këto drita të fuqishme, ndonëse me jetëgjatësi të shkurtër, janë shfaqur si pasojë e shpërthimeve të ndryshme në Rrugën e Qumështit, ndërsa, ka pasur të tjerë që kanë pretenduar se shndritja mund të ketë ardhur si pasojë e përplasjeve kozmike.