Ndryshimi i stinës ndikon edhe në parapëlqimet tona përsa i përket tryezës dhe gjithashtu na dhuron edhe produkte të shkëlqyera.
Ndryshimi sezonal ndihet në shumë gjëra dhe madje transformon edhe disa nga zakonet tona: shtohet dëshira për të kaluar mbrëmjet në shtëpi, për të darkuar në qetësi dhe gjithashtu për të kënaqur edhe shijen. Natyra na vjen në ndihmë me produkte sezonale që janë me të vërtetë ushqime super, dhe me shumë përbërës që janë të nevojshëm për organizmin tonë për të përballuar të ftohtin që afron. Ja se si ndryshojnë parapëlqimet tona për sa i përket ushqimit dhe ja cilat janë ushqimet më të dobishme në këtë ndryshim stinësh.
Sinjalet që po afrohet dimri arrijnë edhe në organizmin tonë sidomos përmes rënies së temperaturave, ditëve më të shkurtra dhe ngjyrave që na rrethojnë, por edhe nëpërmjet ushqimeve që vendosim në tryezë. Shtatë italianë në dhjetë thonë që vjeshta është sinonim i ndryshimit të mënyrës së të ngrënit dhe ushqimi në këtë stinë lakmohet më shumë nga gjithë pjesa tjetër e vitit. Në këtë periudhë shtatë persona nga dhjetë deklarojnë që darkojnë me shumë kënaqësi në shtëpi dhe preferojnë produkte italiane, duke parë edhe sesa origjinale janë produktet e servirura në pjatë.
Atëherë le të shohim cilat janë ushqimet e tryezës së vjeshtës.
1 ? Shega – Është një arkiv i vërtetë virtyti: është e pasur me kripëra minerale (përfshirë zinkun, mangan, kalium, fosfor dhe bakër). Ajo gjithashtu përmban antioksidantë dhe fibra, dhe është shumë e pasur me vitamina, veçanërisht A, C dhe K.
2- Rrushi – Është i pasur me antioksidantë, të dobishëm në luftimin e plakjes së indeve dhe polifenoleve, të cilat favorizojnë qarkullimin. Për vetitë e tij pastruese është shumë i dobishëm për ata që kërkojnë një efekt detoksifik, dhe përdoret gjithashtu edhe në kozmetikë.
3 – Gështenjat ? Ato janë shumë të pasura me karbohidrate dhe prandaj duhet të konsumohen me moderim në qoftë se dëshironi të humbni peshë, por gjithashtu përmbajnë shumë proteina dhe kripëra minerale. Mielli i tyre përdoret shumë për ëmbëlsirat dhe përgatitjet e ndryshme: ngaqë nuk përmban gluten, ai është gjithashtu i përshtatshëm për sëmundjet.
4 – Kungujt ? Sipas hulumtimit të ?Doxa?, preferohen më shumë nga gratë: vlerësohet 50% nga kampioni i femrave përkundrejt 27% të meshkujve. Kungulli është një burim i mirë i vitaminës A, Omegës 3, antioksidantëve dhe karotenoideve.
5- Lakra dhe brokoli – Jo të gjithë e duan shijen e tyre (dhe mbi të gjitha erën e tyre), por ata janë një burim i çmuar i vitaminës C, kalciumit dhe acideve yndyrore esenciale. Gjëja e rëndësishme është që të gatuhen sa më pak që të jetë e mundur, sepse vitamina C është e hollë dhe përkeqësohet me nxehtësi. Është mirë të shmangësh valën dhe të preferosh gatimin e avulluar.
6 – Mollët – Ata janë frutat kryesore të vjeshtës: përmbajnë pak kalori, por janë një ushqim i shijshëm. Ata janë një burim i rëndësishëm i fibrave dhe vitaminave dhe është mirë t’i konsumoni me lëvozhgë, sigurisht pas larjes së kujdesshme.
7- Dardhat ? Të shijshme dhe me lëng, ata janë të pasura me vitamina dhe fibra. Janë shumë të shijshme edhe të gatuara ose t?i vendosësh për zbukurim në shtëpi.
8- Kivi ? Janë shumë të pasur me vitaminë C (madje përmbajnë dhe më shumë se agrumet) dhe janë një mënyrë e mirë për të mbushur këtë substancë që forcon sistemin imunitar.
9- Agrumet ? Portokallet dhe limonët, me ngjyrën e bukur të ndritshme dhe me praninë e vitaminës C, janë një festë për sytë dhe shijen dhe mund t?i shijojmë në feta, frut dhe lëngje. Le të mos humbasim bergamotin, me vitamina dhe antioksidantë natyralë, shumë të dobishëm edhe në formën e vajit esencial.
10 ? Spinaqi ? Shumë i pasur me hekur, i cili gllabëron sasi të mëdha për t’u bërë shumë i fortë dhe përmban një sasi të mirë të kësaj substance me vitamina dhe kripëra minerale. Mund të konsumohet edhe i gjallë duke zgjedhur gjethet më të vogla dhe më të buta.