Vendimi i Beatrix Ramosaj për të mos darkuar me disa ish konkurrente dhe banorët e Big Brother VIP, mes së cilëve dhe Donaldi nuk u prit mirë nga ky i fundit.
Ajo u kritikua edhe pse refuzoi ftesën me argumentin se ishte lënduar nga një batutë që bëri Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi ku hynë brenda shtëpisë.
Këngëtarja u largua nga Shqipëria duke udhëtuar bashkë më kushërirën e saj, Anxhelinën, në Dubai ku qëndroi për disa ditë.
Ndërsa të gjithë mendonin se raporti me Donaldin është krisur, Beatrix tregoi dje se vazhdon të jetë mbështetësja më e madhe e tij. Ajo iu kërkoi publikisht ndjekësve që të votonin Donaldin.
Për më tepër, është mësuar se ajo do të marrë pjesë dhe në finalen e madhe që do të mbahet nesër. Këngëtarja ka lënë pas hatërmbetjet nga batutat dhe do të shkojë në studio për të mbështetur të dashurin e saj nëse do të shpallet fitues.
Do të jetë interesante të shohim se si do të jetë finalja me Beatrix dhe Donald. Ata kanë shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit, pas asaj që ndodhi para pak ditësh.