Banori i “Big Brother VIP” ka punuar portretin e simbolit të pavarësisë së shtetit.
Në nderim të shënimit të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Donald Veshaj ka punuar portretin e Adem Jasharit, shkruan lajmi.net.
Para pak minutash, ai shpalosi komplet figurën e heroit kombëtar të punuar me duart e tij të cilën e ka nisur sot në orët e para të mëngjesit. Kujtojmë se, Donaldi është finalisti i tretë i “Big Brother VIP Albania”, i cili arriti në finale bashkë me Ilirin, Beniadën dhe Einxhel.
Ndryshe, pas katër (4) muajve dhe 18 ditëve ka ardhur edhe momenti i përzgjedhjes së fituesit të edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.
Theksojmë se, nesër me fillim nga ora 21:00 është finalja, ku do të zbulohet edhe fituesi i çmimit të madh prej 98 mijë eurosh i zbritur nga 115 mijë, pasi finalistët darkuan me disa nga ish-banorët dhe darka iu kushtoi 2500 euro dhe sipas kërkesës së “Vëllait të Madh”, banorëve iu morën paratë nga çmimi final.