Rrjeti vloi mbrëmë nga dyshimet.
Donald Veshaj edhe mbrëmë dhuroi emocione të mëdha shikuesve mbarë shqiptar, e kjo jo pa arsye, shkruan lajmi.net.
Ani pse njihej si moderator e aktor, Donaldi ka zbuluar para publikut talentin e tij në pikturë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV.
Dje për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës ai pikturoi portretin e Adem Jasharit duke lënë të gjithë pa fjalë.
Mirëpo kishte disa ndjekësit në instagram që kanë dyshuar në vërtetësinë e portretit.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto ku në njërën prej tyre piktura duket pak më ndryshe.
Është Olti Curri ai i cili kohët e fundit ka komentuar çdo situatë në BBV, e nuk iu shmang as kësaj.
Gazetari dhe blogeri shqiptar me një video e ca foto ka treguar se piktura e Donaldit është identike dhe nuk ka vend për dyshime.
Ai po ashtu ka hedh në dritë momentin kur Donaldi kishte diskutuar me aktorin Agron Llakaj i cili ishte mysafirë ditë më parë, ku i kishte përmendur idenë e tij për portretin e Adem Jasharit.