Olti Curri ka paralajmëruar zhvillime të reja sa i përket Big Brother Vip.
Producentet e Top Channelit kanë menduar edhe për një ‘prime’ tjetër pas finales, shkruan lajmi.net.
Data 22 shkurt do jetë kur BBV do të mbledhë edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësit e BBV.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Olti Curri me shkrimet e tij pikante.
“Vallahi ditë të zeza do vijnë për juve”, ka shkruar Olti duke rrumbullaksuar datën 22 në kalendar.
Ai ka bërë të ditur se Post BB Vip Albania do mbahet të martën ku priten mjaft zhvillime interesante, sidomos tani pas finales
“Post BB Vip”, aty ku klasi ndërthuret me edukatën dhe argumentin në debat. Me pak fjalë: Jam Mirandaj ta çaj gojën”, ka shkruar Olti.
Kujtojmë se kur Arbana lexoi zarfin e votave që kanë dërguar shqiptarët, tregoi se Top Channel po përgatiste në prapaskenë dy surpriza. E para ndodhi pardje, festa në shtëpi, e dyta do ndodhë më 22 shkurt.
Produksioni ka menduar të bëjë dhe një festë të madhe “after party”. Një mesazh është shpërndarë së fundmi te të ftuarit në mbrëmjen festive që do të mbahet më 22 shkurt, tek Plazza, prej orës 20:00.