Mbrëmjen e djeshme Bashkimi u rikthye në “Përputhen” ku zbuloi arsyen në ndarjes nga Alvisa. Ai u shpreh se të njohësh dikë para ekranit është shumë ndryshe nga jashtë.
Ish-konkurrenti shtoi ai dhe Alvisa janë ndarë në mënyrë paqësore dhe se lidhja e tyre nuk ka qenë skenar, siç kanë thënë shumë njerëz.
“E kam thënë që dua ta njoh jashtë. Ta njohësh dikë para ekranit është shumë ndryshe. Ne menduam të dalim jashtë e ta provojmë. Por jo çdo njeri që pëlqen dhe ke ndjesi për të, është i duhuri për jetën. Nuk doja, ndodhi. Sa isha këtu, ndoshta veproja më shumë me ndjenja se me logjikë. Kur dolëm jashtë kishim më shumë logjikë. Këtu harron që ka dhe jetë jashtë.
I analizova disa gjëra. Ndarja ishte paqësore se kam komunikuar, jam takuar dhe kemi biseduar që më mirë më herët sesa vonë. Shumë njerëz kanë thënë se është skenar, ndërsa për mua ishte më e thjeshtë të ishte skenar që të postoja një herë në dy javë me të e të bëja jetën time”, tha Bashkimi.