Beatrix Ramosaj u rikthye në vëmendje mbrëmjen e sotme. Këngëtarja u shfaq në festën e Big Brother Vip që po organizohet te hotel Plazza.
Ajo ishte së bashku me vëllain e saj, Alban Ramosaj, në një tavolinë. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, Trixa nuk ka pranuar të flasë për asnjë media.
Një detaj që ra në sy ishte largësia që kishte me Donaldin. Duke qenë të dy në festë u mendua se gjërat ishin zgjidhur dhe ishin mirë, por s’është e thënë të ndodhë kështu.
Ajo ka qëndruar me Alban Ramosajn, ndërsa Donaldi e ka kaluar kohën me Romeon dhe me miqtë e tij. Ai nuk ka qenë afër Trixes.
Kjo ka bërë që Beatrix të largohet dukshëm e mërzitur nga situata në festë dhe duket se dyshja nuk janë më bashkë. Me shumë mundësi ka një krisje të raporteve të tyre.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të shkojë situata e të dyve, ndërsa deri më tani asnjë palë nuk ka folur në lidhje me gjendjen e tyre.