Janë paraqitur në përshkrim edhe elemente të përgjegjësisë autoriale dytësore si përgatitës ose kuratorë, përkthyes, autorë të para&pasthënieve etj. Për këtë janë shfrytëzuar kryesisht të dhënat fletës së titullit, por edhe të dhënat e përftuara nga hulumtime në burime të shumta informacioni brenda dhe jashtë librit. Me këtë logjikë janë përfshirë te Treguesi i autorëve edhe autorët dytësorë.
Epigrafet, citimet, dedikimet dhe elemente të tjera jobibliografike të kësaj natyre, sipas një praktike të njohur botërore, janë shmangur dhe, pavarësisht se kanë qenë të shtypshkruara në faqen e titullit, nuk janë përfshirë në përshkrim.