Edhe pse ka fiks një muaj që është mbyllur edicioni i parë i Big Brother Vip, ku fitues u shpall Iliri Shaqiri, ish-banorët e shtëpisë më të famshme vazhdojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes së mediave.
E fundit që ka folur për aventurën në ‘BBV’ dhe për marrëdhëniet që ka me ish-banorët është aktorja Monika Lubonja. E ftuar në një nga emisionet e Top Albania Radio, ajo ka rrëfyer disa detaje mbi marrëdhënien që ajo ka me ish-banorët e tjerë të formatit.
Pyetje: Pengu i Monikës gjatë aventurës në “BBV”? Dy njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme.
Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje. Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po a buzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi.
Pyetje: Si ka qenë marrëdhënia e Monikës me Arjolën pas daljes nga “BBV”? Unë i kam shkruajtur kur dola, e kam pyetur si i ka fëmijët, jam mirë më ka thënë, kam emocione. Të dyja nuk kemi qenë mirë, sepse Arjola është nënë e 3 fëmijëve dhe nuk ka qenë e lehtë për të. Ne nuk jemi përditë bashkë sepse punojmë.
Në një moment që do të kemi hapësirat e lira do të pimë kafe, do të flasim më njëra tjetrën dhe do të diskutojmë. Ne e njohim njëra-tjetrën, e kemi njohur edhe brenda “BBV” thjesht me shikim.
Po ashtu Monika tregoi që nuk është takuar as me Ilirin dhe për marrëdhënien e tyre tha që duhet t’ia lënë kohës. Ndërkohë zbuloi se është takuar me Fifin, Kledin, Dj Pm dhe Dagz.