Ajo është bërë e njohur që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.
Bëhet fjalë për modelen Beniada Nishani e prezantuar për publikun edhe me mbiemrin Jakic.E njëjta pas përfundimit të spektaklit bëri të ditur se do të qëndrojë në Shqipëri, pasi jetonte dhe vepronte prej shumë vitesh në Itali.
Biondja është mjaft aktive edhe në rrjete sociale dhe së fundmi ka prezantuar shtëpinë luksoze që duket se e ka blerë në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Shtëpia ime e re në Tiranë”, ka shkruar ajo duke zbuluar pak nga ambientet e këtij investimi.
Së njëjtës po ashtu iu është ofruar edhe një punë e re, si prezantuese e një emisioni sportiv.
Përveç si modele, finalistja e BBV kishte marrë pjesë edhe në disa filma të famshëm në Itali, sikurse ai ”Loro”.