Edhe pse jo me interesin që kishte sezonin e kaluar, Përputhen vazhdon të jetë pjesë e ekranit dhe sigurisht e mediave dhe lajmeve rozë.Të shtunave kemi Përputhen Prime dhe si cdo të shtunë tjetër edhe sonte nuk munguan surprizat, debatet, emocionet dhe ëmbëlsira për në fund.Bruno dhe Floriana janë larguar mbrëmjen e sotme si çift nga “Për’puthen”.
Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe tashmë kanë vendosur ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.Ishte Bruno ai që i bëri një surprizë të bukurFlorianës, duke e çuar në një ambient romantik të zbukuruar me drita dhe lule. Ai i shfaqi asaj një video që përmblidhte gjithë ecurinë e tyre në “Për’puthen”, njohjen, takimet, debatet nga fillimi dhe deri tani.
E po ashtu, Bruno tregonte ndjesitë e tij për Florianën dhe cilësitë me të cilat ajo e bëri për vete.“Këto emocione shpresoj t’i kemi në vazhdim gjithmonë.”-tha Bruno, teksa Floriana u shpreh: “Më emocionove shumë.
Më bëhet qejfi që ke këtë lumturi nga unë. Më ke emocionuar aq shumë saqë nuk di çfarë të them më…”Çifti shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, duke u rikthyer më pas në studio, ku Bruno i propozoi të largohen nga emisioni dhe mori një “Po” nga Floriana.Ata janë çifti i dytë i këtij edicionit të emisionit të dashurisë. Pak muaj më parë Bashkimi dhe Alvisa u larguan bashkë.
Por, i dhanë fund lidhjes pak javë më pas dhe madje u ndanë shumë keq, pasi filluan direkt me akuzat ndaj njëri-tjetrit.