Ditën e djeshme, Donaldi nxorri në treg këngën “Nuk je” dhe interesi publik për të kuptuar nëse ishte dedikim për Borën apo Trixën ishte shumë i madh.
U shkrua se ishte për Borën në fakt pasi u vu re detaji i numrit 5 në fund të klipit dhe fansat e ish çiftit e dinë se ajo ishte dhe data e përvjetorit të tyre.
Fansa “të zjarrtë” ka nga të dyja kampet dhe në aplikacionin “Tik Tok” qarkullon një video e Donaldit dhe Beatrixës ku flasin për numrat e fatit, shkruan kryefjala.com.
Ka shumë njerëz që besojnë tek numrat e tyre të fatit sipas datëlindjes apo rastësive të ndryshme që i përkojnë gjithmonë me të njëjtin numër ose edhe numrin e ëngjëllit.
Në këtë natë pas spektaklit, Donaldi flet me Trixën i shpreh asaj se numri i tij është 5.
Me këtë numër ai tregon se e ka hasur kudo, ka prekur mikrofonin, numri 5 ka qenë dhe numri i fanellës kur luante futboll.
Beatrix në anën tjetër i thotë se ka numrin 11 dhe ai thotë se 11-ta është një tjetër numër që e ka hasur shpesh në jetë dhe madje ka dashur të bëjë tatuazh një rrufe njësoj si vathët që Trixa kishte vendosur atë natë.
“Rastësi?”, thotë Donaldi.
Dhe me këtë video Donaldi sërish ka ngatërruar rrjetin.