Një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe një nga vajzat më simpatike të ekranit na ka treguar edhe njëherë se punon për të marrë gjithçka që do, dhe nëse bëhet fjalë për punë që në dukje “nuk u takojnë grave”.
Luana Vjollca postoi në Instastory disa foto ku dukej se kishte një problem me makinën dhe kishte ngecur “në mes të askundit” siç shkroi dhe vet ajo.
Me siguri Luana ka kërkuar ndihmë, por kjo se ka penguar moderatoren ta provojë ta rregullojë vetë gomën e makinës.
“O e rregulloj, o s’ka,” – shkroi Luana e cila në çfarëdolloj situate të ndodhet duket bukur.
Në Instastory-t në vijim Luana postoi doto ku i bënte me dije ndjekësve të saj se ishte mirë, ndërsa ngriti dhe një dolli për vajzat e forta.