Einxhel dhe Dagz ishin një nga ciftet e sezonit të parë të Big Brother Vip, dyshja vazhdon ende të jetë bashkë sot, edhe pse shumë nga publiku e shikonte lidhjen e tyre thjesht si lojë apo strategji.
Çifti tashmë shumë i dashur për publikun, Einxhel dhe Dagz, ishin mbrëmë të ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”. Dyshja folën për marrëdhënien e tyre jashtë “Big Brother VIP”.
“Është serioze marrëdhënia mes jush, apo jo? Apo ishte lojë?”, ishte pyetja direkt e Aulonës. Einxhel dhe Dagz treguan një shaka që bëjnë mes tyre, sikur gjithçka është lojë.
Einxhel: Gjithçka ishte një lojë. Dagz: Ne gjithmonë e bëjmë një shaka mes vetes që 1 muaj do rrimë që të duket se e kemi pasur seriozisht lidhje brenda
Einxhel: Në fillim tha vetëm dy javë, rrimë nja dy javë tha që të mos mërziten njerëzit, pas dy javësh ndahemi. Ok, i thashë, ashtu e bëjmë. Sigurisht që kjo ishte shaka, pa diskutim. Pas nja dy ditësh që po rrinim bashkë, më thotë e mban mend që të thashë atë muhabetin e dy javëve, a e bëjmë 1 muaj se nuk jam gati të ndahem? E forta ka qenë kur i kemi thënë Semit ne nuk jemi të lidhur me vërtetë, gjithçka është një lojë, e kemi bërë për lojë. Ngeli ajo.
Më tej çifti shtuan se e duan shumë njëri-tjetrin dhe se lidhja e tyre është serioze, madje është bërë familjare dhe kanë plane serioze për të ardhmen. Tashmë ata jetojnë bashkë mes Tiranës dhe Prishtinës.