Historia e Borës dhe Donaldit u kthye në një telenovelë ku të gjithë ishin kurioz se çfarë do të ndodhte, aq më tepër pas daljes së aktorit nga Big Brother e pas ndarjes nga Trixa.
Ditën e djeshme kudo u përhap lajmi se dyshja janë takuar në shtëpinë e prezantueses pasi poshtë ballkonit të saj u fotografua vetura e Donaldit. Pas përhapjes së madhe të këtyre fotove dhe lajmit ka reaguar Bora përmes rrjeteve sociale.
Prezantuesja e njohur ka publikuar disa fotografi si duket nga apartamenti i ri që u tha se e ka blerë së fundmi, por ajo që ra në sy ishte mbishkrimi.
“Pluhur ka po s’ka profesionist”, ka shkruar Bora duke quajtur jo profesionale lajmet.