Beatrix Ramosaj do të vijë me një projekt të ri të titulluar “As unë si ti”. Lajm i mirë ky për fansat e këngëtares dhe ata që e duan muzikën e Trixës, e cila nuk ka qenë fort aktive në muzikë, por së fundmi ka sjellë dy projekte njëri pas tjetrit.
Kënga e parë titulluar “Faj” i dedikohej Donaldit, po kjo që do të dalë sot në 20:00?
Pikërisht 20:00, fiks në orën që do të publikohet dhe kënga e Borës që titullohet “Nuk jam si ti”.
Thumba për njëra-tjetrën apo për Donaldin? “Telenovela” vazhdon.