Epo domosdo që me jehonën e shkaktuar nga Big Brother Vip dhe ende sot pasi spektakli përfundoi,na ka ndodhur edhe ne të thërrasim mamin Bora e babin Donald.
Nga kjo gafë nuk ka shpëtuar as e zonja e punës, Bora Zemani gjatë emisionit “Për’puthen”
Olti Curri ka qënë ai që nëpërmjet një Instastory ka shpërndarë momentin kur moderatorja ngatërron emrin e konkurrentit,Kristo me Trixën.
“Kemi ende për të parë nga takimi i Rrushes edhe Trix..Kristos”-dëgjohet të thotë Bora.
Kësaj i thonë trupi në punë dhe mëndja diku tjetër,e këtu biem të gjithë dakort se të gjithëve na ka ndodhur të jemi fizikisht diku por me mëndje shumë larg asaj që po bëjmë.
Ajo që na bën habi është se si produksioni e ka lejuar të transmetohet sepse emisioni është i regjistruar dhe gjatë montazhit mund të prihej por ndoshta edhe montazhieri atë ditë ishte në punë por me mëndje diku tjetër.