Ushtarët rusë nuk ndalen në luftën e tyre ndaj Ukrainës, teksa kanë vrarë një studente dhe kanë përdhunuar një 16-vjeçare. Anastasia Tagirov, është një studente 19-vjeçare, e cila u vra kur një breshëri e artilerisë ruse ra mbi kolonën paqësore të mërkurën. Bombardimi ishte i fuqishëm duke bërë që trupi i saj të nxirret nga automjeti dhe të përfundojë në anë të rrugës ku mbeti i djegur. Universiteti i Anastasias njoftoi vdekjen e saj në një postim tronditës në Facebook.
“Më 30 mars 2022, kur ajo po transportonte ndihma humanitare për në Chernihiv, makina e saj u qëllua në kryqëzim para se të shkonte në qytet”, thuhej në postim.
Ndërkohë disa ushtarë rusë me tanke përdhunuan një vajzë 16-vjeçare, sipas një telefonate të përgjuar të publikuar nga Ukraina. Në telefonatë, një ushtar rus mund të dëgjohet duke diskutuar sjelljen e neveritshme të shokëve të tij në ushtrinë pushtuese të Vladimir Putin me një grua. Në telefonatë ai thotë se “tre ushtarë të tankeve” kishin “përdhunuar një vajzë” për të cilën gruaja përgjigjet “kush?” dhe pastaj e përsërit pretendimin. Gruaja e tronditur thjesht përgjigjet “f” kur dëgjon konfirmimin e asaj që ndodhi.