Sa i përket statusit të dashurisë, ajo po vazhdon të jetë beqare të pakten zyrtariasht, sepse Bora Zemani nuk ka konfirmuar asgjë, pavarësisht fjalëve se mund të ketë një ribashkim me Donaldin.
Bora Zemani pavarësisht se momentalisht është beqare përflitet mjaft shumë ne rrjete sociale, për të kaluarën e më saktësisht romancën me aktorin, Donald Veshaj duke qenë se janë parë afër. .
Nëna e një djali së fundmi ka qenë e ftuar në “Ëndërrtjerrësit”, gjersa ka folur për përvojën e saj televizive e një ngacmim rreth jetës private po ashtu nuk mungoi duke folur hapur për atë që mendon.
E pyetur nga prezantuesja e këtij programi, Ori Nebijaj ‘se a është e lumtur’, zeshkania nuk ka hezituar të përgjigjet. “Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner.
“Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plotë, jetën time profesionale e kam shumë të plotë, unë kam një djalë që është si drita dhe ma mbush pjesën më të bukur të ditës. Zemra më rreh sigurisht, nuk e mohoj dot”, u shpreh ajo.
Bora përndryshe ka qenë prej disa vitesh në një lidhje me Veshajn, me të cilin edhe ka bashkëjetuar. Ata kishin ndarë rrugët me njëri-tjetrin para hyrjes së Donaldit në Big Brother VIP. /Telegrafi/