Bashkim Saiti ka vendosur që të zbulojë përfundmisht arsyen e ndarjes me Alvisa Qarrin. Ish-konkurrenti ishte i ftuar në emisionin “n’Kosovë show”, ku shprehu se arsyeja e ndajes sipas tij ishin “disa gjëra të vogla që u bënë pak më të mëdha.”
Ai shtoi se nuk ka më asnjë kontakt me Alvisën.
“Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë shumë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë, e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marrë shumë komente. Kam preferuar që më mirë të mos kemi kontakte”, tha ai.