Lidhja e Andi Shehit me Melisa Lleshin ka pasur shumë ulje e ngritje. Çifti nuk ka nguruar që këtë ta tregojë përmes postimeve në rrjetet sociale.
Ata sa herë kanë pasur debate dhe kanë vendosur që të ndahen, kanë fshirë menjëherë fotot e përbashkëta në “Instagram” dhe hidhnin kunja për njëri-tjetrit.
E kështu bënë edhe së fundmi, por ribashkimi ishte mjaft i shpejtë. Sapo fansat e tyre vunë re se kishin fshirë fotot ku shfaqeshin bashkë, ata pas pak ditësh i rikthyen sërish.
Ndërsa së fundmi, teksa Melisa ishte në një koncert në Romë, i ka dedikuar një këngë Andit ku dëgjohet të thotë “Të dua”. Këto video ajo i ka postuar në “Instastory” duke etiketuar edhe partnerin.
Edhe Shehi i ka ripostuar në “Instastory”-n e tij, duke e shoqëruar me shumë zemra dhe me “Të dua”.
Por jo vetëm kaq, pasi tani që Lleshi është kthyer ka postuar disa foto me Andin dhe bashkëngjitur me to shkruan: “Mendove se shpëtove nga unë, por jo. U ktheva”.
Nga ana tjetër ish-konkurrenti i “Për’puthen” i është përgjigjur: “Hahahaha. Shyqyr erdhe zemër”.