Adrola Dushi është një nga femrat më të bukur shqiptare, për të mos thënë më e bukur. Adrola nuk njeh moshë dhe kohë, nga viti në vit bëhet më e bukur se më parë.
Në fotot e fundit të realizuara në një studio në Neë York, Adrola Dushi duket si motra e madhe e djalit të saj, Troi. Fotot janë potuar në rrjetet sociale dhe sigurisht që komplimentet ishin të shumta.
Ajo që vëmë re menjëherë sapo shohim fotot nuk është vetëm ngjashmëria e madhe nënë e bir, por sikur diferenca në vite mes të dyve në vite është shkrirë dhe Adrola është thjesht motra e madhe e tij.
Dhe ku ka më bukur se të dukesh kështu si Adrola me shokun e saj të ngushtë, Troi që i kanë dokumentuar momentet më të bukura gjatë rritjes edhe në këtë set fotografik.
Adrola jeton mes Tiranës dhe Neë York, më shumë në Amerikë, për shkak se atje ka punën e saj, duke qenë një nga modelet më të suksesshme shqiptare.
Kohët e fundit, Adrola është bërë shpesh pjesë e medieve rozë për shkak se ish-partneri i saj, babai i Troit, ka nisur një lidhje dashurie me Fifin. Adrola ka qenë shumë pro kësaj lidhje pasi një fotoje të tyre i ka dhënë ‘like’.