Era Istrefi pas dy vitesh pauzë në muzikë është rikthyer me një projekt të ri.
“Bebe”, titullohet kënga më e re që e ka rikthyer Erën në tregun muzikor, shkruan lajmi.net.
E këngëtarja është kujdesur që në videoklipin e këngës të duket sa më mirë.
Madje si duket, veshja e saj ka inspiruar edhe të tjerë.
Këngëtarja me famë botërore, Camila Cabello, është gati për të lansuar projektin e ri.
Këtë e ka zbuluar vet ajo përmes një video në “Instagram”.
Një detaj që mori vëmendje ishte paraqitja e saj e ngjashme me të Era Istrefit.
Ngjyra dhe dizajni i veshjes është identike
Duket se kjo veshje do të jetë në trend dhe do ta shohim në klipe e performanca të fytyrave publike.