Balina Bodinaku, së fundmi ishte pjesë e Big Brother Vip si opinioniste ku është edhe gjykuar nga publiku.
E pyetur nga Dajana Shabani, moderatorja e D-Night në Rtv Ora, Bodinaku sqaroi të gjithë situatën e krijuar me Fifin në momentin kur ajo nuk u ndje mirë nga ana shëndetësore.
Dajana: Ndalemi tek BBV dhe roli yt si opinioniste sepse kanë ndodhur situate edhe episode të ndryshme. E tillë është edhe situata më Fifin dhe me Einxhel. Cili është komenti yt për këtë pjesë?
Balina: Po besoj më e komentuara nga unë, por edhe nga të gjithë dhe që më është pyetur më shpesh është situata me Fifin, delikate dhe një situatë që e kapërcente lojën. Kapërcente komentet dhe situate sado të vështira të krijoheshin për hir të lojës dhe për hir të debateve që bëheshin në lojë, sepse përfshihej një kondicion fizik, përfshihej shëndeti dhe sigurisht ishte një situatë e vështirë. Madje më e vështirë besoj se ç’është reflektuar besoj në ekran sepse isha në debat direkt me të kur kjo gjë ndodhi dhe ishte e paevitueshme të filloja të pyesja veten ose ta vija edhe në dyshim në momente të caktuara nëse kisha thënë diçka më shumë apo mos isha bërë unë shkak i asaj situate.