Për muaj të tërë, Donaldi dhe Bora vazhdojnë të komentohen në mediat rozë.
Secili veprim i tyre shndërrohet në temë dite, shkruan lajmi.net.
Kohëve të fundit fansat kanë parë disa detaje që ngritën dyshimet se dyshja janë sërish bashkë.
E këto dyshime janë bërë ende më forta me veprimin e fundit të Donaldit.
Përmes një video të postuar nga miku i Donaldit, Agron Llakaj, duket se ai sërish ka dërguar sinjale drejt Borës.
Llakaj ka shpërndarë videon e Borës gjatë moderimit në emision dhe vëmendjen e ka marrë pikërisht pëlqimi i videos nga Donaldi.
Ndryshe Donaldi ka hyrë edhe në tregun e muzikës, dhe projekti i tij i parë është marrë si dedikim për Borën.