Pas përfundmit të Big Brother Vip, Arbana Osmani që është në pritje të ëmbël, ka bërë udhëtime të shpeshta, qoftë me pushime të gjata sic ishin ato në Maldive, qoftë edhe pushimë të shkurta 2-3 ditorë në qytete të ndryshme në Europë.
Këtë fundjavë, ajo e kishte planifikuar të shkonte në Romë, por ishte e detyruar ta anulojë. Arysen e anulimit të udhëtimit ajo e ka treguar me anë të një Instastory.
Arbana ka treguar se e ka anuluar udhëtimin për shkak se i vogli i saj ishte pa qejf, ama ka dërguar të ëmën në Romë në mënyrë që pronontimi mos digjej dhe të shkonin lekët kot.
Kujtojmë se mamaja e Arbanës ka dalë vetëm pak kohë më aprë në pension, gjë që e lajmëroi vetë moderatorja përmes postimeve në rrjetet sociale dhe tani e ka gjithë kohën e lirë dhe mundësinë për të udhëtuar.
Sic e thamë dhe më lart, Arbana është në pritje të ëmbël. Moderatorja e dha lajmin e bukur pikërisht në finalen e madhe të Big Brother Vip më 18 shkurt.
Arbana dhe Eduarti kanë një djalë të vogël, Diellin, që sot është pak pa qejf, dhe cifti së shpejti do të shtohen edhe me një fëmijë tjetër, që thuhet se është vajzë. Arbana dhe ka dhe një djalë tjetër Jonin, nga martesa e mëparshme.