Prej disa muajsh, Beatrix Ramosaj është një ndër personazhet më të komentuar në mediat rozë. Shkak për këtë është bërë lidhja dhe ndarja me Donald Veshajn.
Mirëpo, duket se Trixa ka vendosur pas gjithçka t’i kushtojë kohë muzikës. Pak minuta më parë, ajo ka publikuar një pjesë nga videoklipi i ri në bashkëpunim me Dj Geek, i njohur edhe si partneri i Dafina Zeqirit.
Bashkëpunimi i dyshes titullohet “Më shumë se ti” dhe të gjithë po mendojnë se është një dedikim për Donaldin, por kësaj radhe pas ndarjes.
Duket se Triksa e ka lënë pas këtë histori të shkurtër dashurie dhe tani i është rikthyer asaj që di të bëjë më mirë, që është muzika. Ajo ka premtuar se do të sjellë shumë këngë të reja në vjijim.
Kujtojmë se kënga e saj e fundit e publikuar kur Donaldi ishte brenda në BBV dhe që ishte dedikim për të, e titulluar “Pa Faj” u prit mjaft mirë nga publiku.
Kënga që pritet të dalë së shpejti “Më shumë se ti”, është një këngë ritmike me aq sa kemi dëgjuar dhe e sigurt që do të kthehet shumë shpejt në një hit në gjithë trojet shqiptare.