Beatrix Ramosaj ka publikuar sot pasdite këngën e sa më të re “Ma shumë se ti”, që duket qartazi që është një “diss” për Donaldin, referuar dashurisë së tyre të shkurtër në BBV.
Trixa ka përdorur frazën “unë të desha, ti më përdore” dhe vazhdimisht përmend në këngë se meriton më shumë, jo njeri që e tradhëton dhe nuk ia di vlerat.
Ndër të tjera, bashkëpunimi me DJ Geek, nxjerr në pah se Beatrix ka mësuar nga gabimet dhe nuk i përsërit më.“Dikush ma mirë se ti ka me dëshmu se ndoshta mu më don ma shumë se ti”, madje në një pjesë ajo thotë se kjo e ka dashur dhe ai e ka përdorur.
Triksapër këtë këngë ka marrë mbështetje të madhe. Mirëpo ajo që ka rënë në sy ka qenë Beniada dhe Sarah të cilat kishin shoqëri të mire me Donaldin.
Beniadës i ka pëlqyer shumë videoklipi dhe kënga dhe thotë se ka mbetur pa fjalë, ndërsa Sara thjesht e ka postuar në Story-n e saj pa bërë ndonjë koment.
Pas historisë me Donaldin që nuk ka përfunduar aspak mirë, Triksa i është përkushtuar 100% muzikës dhe tani e tutje do të sjellë shumë projekte të reja.