Më në fund doli. Djemtë e kishin paralajmëruar prej ditësh që do ishte një hit i vërtet dhe paskan pasur të drejtë. 72 mijë klikime për 2 orë.
Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri me titull “Picasso”. Edhe këtë herë, treshja kanë tërhequr vëmendje përmes tekstit, veccanërisht me pjesën e Donaldit.
Kjo pasi duket mjaft qartë që është një dedikim për Bora Zemanin, me të cilën po dëshiron që të ribashkohet. “Ma tha truni për me të puth, ma tha truni për me të hup, ma tha truni për me të lut, ma tha truni për me vujt”, thotë aktori.
Kujtojmë që së fundmi, Donaldi ka sqaruar se i ka dhënë fund lidhjes me Beatrixën, duke e konsideruar diccka të mbyllur. Ndërkohë po pret që bora të shkrijë dhe të rikthehen bashkë.
Binjakët i janë futur seriozisht muzikës, pasi në pak kohë kanë sjellë dy këngë secili, i parë Romeo në bashkëpunim me Elgitin me “Pilotin e famshëm”.
Ndërkohë Donaldo nxorri pak kohë më parë “Nuk je”, një këngë e dedikuar vetëm asaj, Bora Zemanit. Teksti, klipi dhe gjithcka tjetër tregonin qartë që ishte dedikim për të.