Pas përfundimit të BBV, ku shkoi deri në gjysmëfinale, Monika Lubonja po shijon në maksimum famën dhe suksesin që ka marrë nga ky format.
Aktorja është vënë përballë një ‘mundësie’ takimi me kryeministrin Edi Rama. Këtë herë Lubonja ishte e ftuar në “Why not”, ku brenda një vaske merr një telefonatë të insinuar nga kryeministri Rama. Aktorja përgjigjet e gatshme për takimin në Kryeministri, madje del menjëherë nga vaska.
REGJIA: Ku je Monika? Ke 4 vjet që më kërkon takim… Po nuk erdhe për 5 minuta, lëre për mandatin tjetër. Monika Lubonja: Alo. Jam në kat të parë, dy shkallë do të ngjis dhe erdha. Erdha, faleminderit shumë, kam shumë kohë që e pres këtë takim. Erdha.
Por pse nuk martohet Monika Lubonja? Aktorja ju përgjigj pyetjes 100 mijë-euroshe në studion e “Why?Not” në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.
Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive… Duke qeshur, aktorja tha: Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira.
Publikimi i databazës të të dhënave personale disa muaj më parë nxori në pah pagat e mijëra qytetarëve, rrogën dhe pozicionet e punës të emrave të njohur publik.