Aktorja Monika Lubonja bëri një super festë mbrëmjen e djeshme për ditëlindjen e saj me miqtë, shumë personazhe të njohur publik dhe te shoubizit si dhe ish-banorët e ‘Big Brother VIP’.
Mirëpo duket se mikja e saj Olta Daku e ka vendosur paksa në siklet aktoren. Në festë ka munguar Donaldi, miku i Monikës prej të cilit prishi dhe miqësinë me Ilir Shaqirin, por duket se në ditën e saj të veçantë ai nuk ishte prezent.
Para ndarjes së tortës Olta Daku e ka pyetur Monikën: Ku e ke Donaldin? E vënë në siklet Monika e ka telefonuar por ky i fundit nuk i ka hapur as telefonin. Rikujtojmë se Romeo dhe Elgiti i bënë edhe këngë Monikës për ‘Pilotin e Zemrës’.
Por pse nuk martohet Monika Lubonja? Aktorja ju përgjigj pyetjes 100 mijë-euroshe në studion e “Why?Not” në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.
Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive… Duke qeshur, aktorja tha: Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira.
Publikimi i databazës të të dhënave personale disa muaj më parë nxori në pah pagat e mijëra qytetarëve, rrogën dhe pozicionet e punës të emrave të njohur publik.