Pas përfundimit të BBV, Donaldi e ka marrë shumë seriozisht angazhimin në muzikë. Aktori ka vazhduar me koncertet së bashku me Romeon dhe Elgit Dodën.
Së fundmi treshja ishte e pranishme në qytetin e Gjakovës ku performuan para një numri të madh të pranishmëve. Në një moment të këngës Donaldi pyet publikun “Për kë e kam unë dedikim këtë?” dhe publiku njëzëri thërret emrin e Borës.
Teksa ka vazhduar t’i pyes ai ka thënë: Bëjeni tagg Borën dhe ishte Romeo ai që e kapi duke e shtyrë nga ana tjetër e skenës teksa po qeshte bashkë me Elgitin me veprimin e tij.
Duket se Donaldi është i bindur në synimin e tij për të rikthyer Borën, e cila ditën e djeshme përmes një postimi të gjatë tha se për momentin nuk ka asgjë.
Edhe njëherë, Bora Zemani ka vendosur të reagojë në Instagram, duke mohuar çdo thashethem të dalë së fundmi për takime të mundshme, rikthime apo bashkëpunime.
Është e pamundur të reagoj çdo ditë duke thënë kjo po, kjo jo! Aq më tepër unë, që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur të mos flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim”, shkruan ndër të tjera Bora.