Ditëlindja e Monika Lubonjës rezervoi shumë surpriza. Atmosfera, miqtë dhe energjia e aktores e bënë festën një burim të sigurt argëtimi.
Ndër të tjera aty u zbulua dhe i dashuri i Teas, vajzës së Monikës. Në disa Instastory që qarkullojnë në rrjet duket Tea me të dashurin e saj duke u puthur.
Ermiri, i dashuri i saj është inxhinier dhe prej afro 10 vitesh drejton një kompani digjitale që merret me zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing. Tea jeton në Gjermani, e siç duket çifti mban një lidhje në distancë.
Monika Lubonja bëri një super festë mbrëmjen e djeshme për ditëlindjen e saj me miqtë, shumë personazhe të njohur publik dhe te shoubizit si dhe ish-banorët e ‘Big Brother VIP’.Mirëpo duket se mikja e saj Olta Daku e ka vendosur paksa në siklet aktoren.
Në festë ka munguar Donaldi, miku i Monikës prej të cilit prishi dhe miqësinë me Ilir Shaqirin, por duket se në ditën e saj të veçantë ai nuk ishte prezent.Para ndarjes së tortës Olta Daku e ka pyetur Monikën: Ku e ke Donaldin?
E vënë në siklet Monika e ka telefonuar por ky i fundit nuk i ka hapur as telefonin. Rikujtojmë se Romeo dhe Elgiti i bënë edhe këngë Monikës për ‘Pilotin e Zemrës’.