Beatrix Ramosaj është mjaft e komentuar muajve të fundit, që nga pjesëmarrja një ‘Big Brother VIP.’ Këngëtarja gjithashtu është shumë aktive me projekte të reja muzikore dhe padyshim në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here mendime dhe foto të ndryshme.
Së fundmi, Trixa ka bërë një postim, në të cilin ka shkruar një lutje ndaj Zotit. “O Allah më ruaj nga të qenit një oportuniste, të mendojë vetëm për vete dhe të komentojë fillimisht e më pas të mendojë nëse është në interesin tim. Amin”, thuhet në postimin e saj në Instastory.
Pas përfundimit të historisë me Donaldin, histori që nuk shkoi aspak mirë, Triksa është shumë aktive në rrjetet sociale, por edhe në muzikë duke sjellë këngë të reja.
Triksa na ka premtuar që do të sjellë shumë këngë të reja këtë vit, për pak ditë ajo publikoi dy të parat, “Pa faj”, që ishte dedikim për Donaldin dhe e dyta “Ma shumë se ti”.
Edhe për këngën e dytë thuhet që është dedikim për Donaldin, por ndryshe nga e para që i shprehte dashurinë e tij, në të dytën e quan idiot dhe i tregon cfarë ka humbur.
Shumë shpejt kënga e re do jetë gati, por nuk dihet nëse do jetë sërish dedikim për Donaldin dhe historinë e tyre dhe mbetet për t’u parë si do ta quajë Triksa këtë herë, duke qenë se te kënga e fundit i tha “idiot”.