Ish-konkurrenti i “Përputhen 2”, Andi Artani ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Libero”. Ai ka treguar se pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga të gjithë është nëse produksioni i paguan konkurrentët për të qenë pjesë e programit të dashurisë.
Andi është shprehur se në këtë emision nuk janë paguar dhe se çdo gjë ka qenë me shpenzimet e tyre. Ish-konkurrenti ka shtuar se përfitimet i kanë marrë kryesisht nga Instagrami.
Ai ka zbuluar se ka hyrë në “Përputhen” me vetëm 1 mijë e 500 ndjekës dhe ka dalë me mbi 270 mijë të tillë.