Donald Veshaj është një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale dhe portale. Kjo pasi lidhja e tij më Beatrix Ramosaj dhe më pas ndarja ka bërë që të përflitet pothuajse gjithë kohën.
Kënga “Pikaso” e cila është lansuar muaj më parë në bashkëpunim më Elgitin dhe Romeon është dedikim për Bora Zemani. Pas detajit të kishës tashmë edhe vallëzimi i përdoru nga treshja lidhet më Borën.
Përvec muzikës, kujtojmë se Donaldi bashkë me Romeon nisin këtë të premte në ekranin e Top Channel, emisioni e shumëpritur “Më lër të flasë”.
Pavarësisht angazhimit në emision që do të jetë i përjvashëm, saktësisht cdo të premte në prime time, Donaldi dhe Romeo nuk do heqin dorë nga muzika, që duket se e kanë marrë shumë seriozisht.
Por Donaldi nuk do heq dorë as nga përpjekjet e tij për të rifituar Bora Zemanin, e cila në një reagim publik pak ditë më parë tha se ai kishte kërkuar falje por deri tani mes tyre ka asgjë.
Gjithsesi, Donaldi duket se e ka durimin në maksimum dhe do bëjë cdo gjë për t’u rikthyer sërish me Borën, pas aventurës së shkurtër në shtëpinë e BBV me këngëtaren Beatrix Ramosaj.