Pak më parë ju lajmëruam se Nard Ndoka do jetë pjesë e Top Channel, osë me saktë pjesë e emisionit të fundjavës “E Diell”, ku do të ketë rubrikën e tij që do të quhet “Hola Nardi”.
Producenti i “E Diell”, Edi Manushi, duke ditur reagimin që sjell Nard Ndoka në rrjetet sociale ka menduar ta bëjë pjesë të “E diell”, ku sigurisht që rubrika e tij do jetë më e klikuara.
Rubrika e re brenda emisionit “E Diell” do të quhet “Hola Nardi”, me prezantues ish-deputetin dhe do të ketë të ftuar nga e gjithë bota. Emisioni nuk do të jetë politikë, por do të merret me politikën nëpërmjet sarkazmës dhe humorit.
Ndoka tha që do të ketë të ftuar edhe kryeministrin Rama, për t’i treguar që shoë bëhet në emision dhe jo në Kongres. Besoj se Rama do vijë patjetër. Gjithashtu i ftuar pritet të jetë edhe ish-kryeminsitri italian Silvio Berlusconi. “Do kemi edhe Berlusconin, kemi kontaktuar edhe me të”, tha ish-deputeti.
Tani që karriera politike është drejt fundit, pasi nuk u bë dot deputet në zgjedhjet e përgjithshme të një viti më parë, Nard Ndokën, do ta shohim në një fushë të re tani sic është ajo e televizionit.
Kujtojmë se në qeverinë e Berishës, Nard Ndoka mbajti për ca kohë postin e Ministrit të Shëndetësisë, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, por kjo nuk e pengoi Nardin në detyrën e tij.