Këngëtari, Sabiani ishte njëri nga konkurrentet e sezonës së parë të “Big Brother VIP”.
Ai brenda këtij spektakli krijoi miqësi me shumë banorë që shumicën e tyre e ka vazhduar shoqërinë edhe jashtë shtëpisë, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, ai ishte pjesë e emisionit “Natën me Aulonën”, ku tregoi shumë gjëra lidhur me jetën personale dhe atë profesionale.
Ndër të tjerash, ai foli edhe për raportet që ka me banorët e “BBV” pas përfundimit të spektaklit.
Sabiani ka treguar edhe arsyen se pse nuk shkoi në ditëlindjen e Monikës, e cila gjithashtu është ish-pjesëmarrëse në “BBV”.
“Nëse do më kishte ftuar do shkoja, ndoshta si ka shkuar mendja se nuk është se kemi ndonjë armiqësi. U takuam te datëlindja e Big Mamës, u përqafuam”, u shpreh ai.
Ndryshe, kujtojmë se këngëtari kishte një miqësi të mirë me Ilirin dhe Monikën brenda këtij spektakli, por nuk dihet nëse jashtë kanë ndryshuar raportet. /Lajmi.net/