Nesër në orën 21:00, fillon emisioni i shumëpritur në TCh, “Më lër të flas”, me Romeon dhe Donaldin, që do vazhdojë për cdo të premte prime time.
Aktori i njohur i humorit Romeo Veshaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”. Romeo realizoi një lojë me moderatoret ku duhet tu përgjigjej disa pyetjeve të shpejta ose të pinte.
Një ndër to ka qenë se për çfarë bëjnë sherr me Donaldin, ku ai ka treguar për çështje banale si përshembull kush do çohet të marrë karikusin. Më tej Rita Petro e ka pyetur nëse janë zënë për ndonjë vajzë.
“Po ti nuk i shikon shijet e Donaldit? Unë kam të tjera shije”- ka thënë ai duke shtrembëruar fytyrën. Moderatoret e kanë ngacmuar më tej duke e pyetur pse bëri atë fytyrë por Romeo e ka anashkaluar.
Ndonëse nga shijet e Donaldit le të kuptojë se nuk i pëlqejnë të dashurat e tij, madje mund të themi se është një kunjë e hapur ndaj Trixës, duke qenë se ajo ka qenë e dashura e tij e fundit.
I ftuari i parë për episodin e parë të “Më lër të flasë” thuhet se do jetë Mozzik, reperi është shok i ngushtë me binjakët Veshaj. Për surpriza të tjera na mbetet të shohim emisionin të premten në orën 21:00.