Marrëdhënia mes moderatores Einxhel Shkira dhe modeles Beniada Nishani duket se nuk është më e njëjta si në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Të dyja vajzat duket se nuk janë më mikesha dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Einxhel.
Në një intervistë për “Why not”, ajo u shpreh se modelja nuk ia ka kërkuar numrin e telefonit, duke mos i kursyer as kunjat ndaj saj. Me ironi, Einxhel ka shtuar se ndodhta e gjitha është një traditë italiane, por ishte e qartë se mes tyre nuk kishte më asnjë marrëdhënie.
Einxhel Shkira: Nuk jemi takuar akoma. Me Beniadën nuk kam rastisur. Po ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Kështu mora vesh! Kjo ishte arsyeja që nuk kemi komunikuar. Mbase kanë tradita, zakone të tjera në Itali.
Roza Lati: Mos i ka ngelur hatri Einxhel Shkira: Me mua? Për çfarë arsye. Çfarë ka pasur për të folur ka ndodhur brenda. S’ka nevojë për të sqaruar. Pse do ta mërziste lidhja ime me Dagz?
Komentet negative në rrjetet sociale janë të pashmangshme e për me tepër kur je personazh VIP. Einxhel thekson se i kanë bërë përshtypje e dhe komentet e ish-banorëve të Big Brother, të cilat me sa duket nuk i kishte pritur.