Donald Veshaj ka ndarë së fundmi një foto me gjyshërit e tij. Teksa shihet duke u puthur duart, aktori i humorit shprehet se: “Me ju jam gjithmonë fëmijë”. Donaldi ka qenë muajt e fundit në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.
Kjo për shkak se i dha fund romancës me Beatrix Ramosaj dhe më pas me deklaratën që bëri, ku konfimoi se po përpiqej të rikthehej me Bora Zemanin. Sakaq, kujtojmë që sot ai ka dhënë dhe intervistën e parë pas daljes nga Big Brother VIP.
Ai tha se nëse do të kishte mundësi të kthente kohën pas do ndryshonte shumë gjëra por pa specifikuar diçka konkrete. Duke iu përgjigjur pyetjes se cili nga vëllezërit Veshaj ka bërë më shumë vajza për të qarë, Donaldi iu përgjigj se “Askush nuk niset për të lënduar dikë.”
Donaldi u ndal gjithashtu dhe te muzika, ku është fokusuar shumë së fundmi, përpos emisionit të ri. “Muzika më pëlqen, është mënyrë për të shprehur ndjenja e emocione jo profesion. Showman-et dinë të këndojnë, kërcejnë etj. Por nuk do kthehem në këngëtar profesionist”, tha ai.
Tani që e sheh më ndryshe, si e vlerëson rrugëtimin tënd në “Big Brother VIP”? “-Si eksperiencë shumë e veçantë në llojin e vet”, u përgjigj Donaldi.
Do bëje diçka ndryshe? “Po. Ka gjëra që do ti kisha bërë ndryshe. Por formati është i tillë, kur je i vëzhguar 24 orë në 24 orë. Çdo njeri gabon. Është një eksperiencë shumë e fortë. Kam dhënë maksimumin dhe kam marrë maksimumin”, tha Donaldi.